Ose ai, ose unë!

Sport February 24, 2017 - 14:24

Në Itali vazhdon të mbetet aktual konflikti te Juventusi, në të cilin janë përfshirë trajneri Massimiliano Allegri dhe mbrojtësi Leonardo Bonucci, shkruan zeri.info.

Megjithëse Allegri ka thënë se nuk ka nevojë për dënim pasi futbollisti ka kërkuar falje, mediat insistojnë se konflikti ka vazhduar edhe më vonë dhe nuk bëhet fjalë për pajtim.

Sipas tyre, situata ka shkuar deri në atë pikë sa që Allegri ka kërkuar nga zyrtarët e klubit ta dënojnë Bonuccin, duke i kushtëzuar me fjalët: “Ose ai, ose unë“!

Klubi e ka dënuar mbrojtësin, por afër dënimit ka qenë edhe trajneri, pasi më parë ka pasur konflikt me Paulo Dybala dhe Stephan Lichtsteiner, fakte këto që e përforcojnë idenë se Allegri së shpejti do të largohet nga Juventusi, ku i kaloi tre vjet me shumë sukses, duke dominuar futbollin italian./Zëri/