Kroatët e kanë mirëpritur anëtarësimin e Kosovës në UEFA (FOTO)

Sport February 24, 2017 - 14:56

Ish presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiç, sot e ka vizituar Federatën e Futbollit të Kosovës, të cilën e ka uruar për anëtarësim në UEFA dhe FIFA.

”Jam i lumtur që takova sot presidentin e FFK-së, z. Fadil Vokrri, i cili me njohu me të gjitha zhvillimet e futbollit të Kosovës. Ju keni luajtur nëpër fusha të improvizuara por vullneti i juaj ka bërë që ju sot të keni edhe ekipe përfaqësuese dhe të gjitha të tjerat që i kanë edhe shtetet tjera. Me z. Vokrri jemi takuar edhe dikur në Beograd, unë në një funksion tjetër e ai në një funksion tjetër. Por gjithmonë ishte kënaqësi”, ka thënë Mesiç.

Ndërsa, Vokrri tha:” Falënderoj z. Mesiç për këtë vizitë. Federata e Futbollit e Kroacisë na ka ndihmuar shumë në pranimin tonë në institucionet ndërkombëtare. Sikur që edhe shteti i Kroacisë e ka ndihmuar shumë Kosovën. FFK-ja dhe federata kroate e futbollit kanë marrëdhënie të mira dhe këto vazhdojnë të kultivohen dhe të thellohen gjithnjë e më shumë”.

Image