Nuk ndalet Juventusi, +10 nga Roma

Sport February 25, 2017 - 22:38

Juventusi e ka mposhtur 2:0 Empolin, duke shkuar 10 pikë larg pozitës së dytë

Juventusi i Massimiliano Allegrit po shkon sigurt drejt titullit të kampionit në Serie A, pas fitores 2:0 ndaj Empolit në “Juventus Stadium”, shkruan Gazeta Express.

Golat pwr Zonjwn e Vjetwr i shënuan Lukasz Skorupski (52’) autogol, që fillimisht iu numërua Mario Mandzukicit, dhe mbrojtësi i majtë, Alex Sandro (65’)

Në këtë ndeshje për 20 minuta luajti edhe lojtari i Kombëtares shqiptare, Frederic Veseli, i cili u inkuadrua në lojë në minutën e 70’të në vend të Vincent Laurini.

Pas kësaj fitore, Juve ka shkuar në kuotën e 66 pikëve, 10 më shumë se Roma, të cilët nesër zhvillojnë derbin me Interin duke filluar nga ora 20:45. /Express/