Ibrahimoviç sërish fyen Guardiolan

Sport March 22, 2017 - 13:16

Tashmë është e qartë se Zlatan Ibrahimoviç dhe Pep Guardiola nuk kanë raporte të mira ndërmjet vete, shkruan zeri.info. Sulmuesi suedez nuk e harron periudhën kur të dy ishin te Barcelona.

Manchester United ku luan Ibrahimoviç dhe Manchester City që drejtohet nga Guardiola do të takohen më 27 prill, ndërsa sulmuesi suedez ka thënë se mezi e pret atë ndeshje.

“Pep Guardiola është njeri pa qëndrim. Kam hyrë në zhveshtore dhe një burrë tullac qëndronte përballë meje. Jam nisur duke bërtitur drejt tij, ndërsa ai heshtte. I ngathët dhe qyqar. Mezi pres të luaj kundër tij, kjo më motivon. Për të e kam mendimin më të keq, është njeri me karakter të dobët”, ka shtuar Ibrahimoviç. Mbetet të shihet nëse do të ketë reagim nga Guardiola./Zëri/