Liga Ballkanike: Peja kërkon avantazh për t'iu afruar finales

Sport March 22, 2017 - 13:51

Peja do ta presë sonte Kumanovën, duke shpresuar që ta arrijë një rezultat të mirë në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës Ballkanike, për ta konfirmuar më pas kualifikimin në finale pas një jave, në ndeshjen e kthimit, që luhet më 22 mars në Maqedoni, shkruan sot gazeta Zëri.

“Kemi probleme, por shpresojmë që do të tejkalohen para kësaj ndeshjeje. Shpresoj ta arrijmë avantazhin prej afro 10 pikësh, që të shkojmë më pas në Kumanovë më të relaksuar. Kundërshtari ka lojtarë të mirë dhe është një skuadër e komponuar dhe mjaft e fortë, por shpresojmë ta bëjmë një paraqitje të mirë”, tregon trajneri i pejanëve, Aleksandar Todorov.

Ndeshja ndërmjet Pejës dhe Kumanovës do të zhvillohet sonte në palestrën e sporteve “Karagaçi” në Pejë duke filluar nga ora 19:00. /Zëri/