Berisha largohet nga Greuther Furth?

Sport March 22, 2017 - 13:52

Ky mund të jetë sezoni i fundit i Veton Berishës në Greuther Furth, shkruan sot gazeta Zëri.

Mediet gjermane shkruajnë se sulmuesi kosovar mund të largohet pas pak muajsh nga klubi gjerman dhe se përfaqësuesit norvegjez i duhet ta gjejë një ekip të ri gjatë verës.

Ish-futbollisti i Vikingut nuk ka bindur me cilësinë e tij në Gjermani, përkundër faktit se shënoi gol të bukur së fundmi ndaj Vfb Stuttgart.

“Nuk më intereson të preokupohem shumë për të ardhmen. I kemi përpara edhe disa ndeshje. Do të punoj që t’i përmirësoj paraqitjet”, ka thënë Berisha për “Kicker”.

22-vjeçari ka kontratë me Furthin deri në vitin 2018, por palët mund të ndahen, pasi klubi gjerman nuk e ka ndërmend ta vazhdojë kontratën me të.

Për momentin nuk përmendet ndonjë emër i klubit të tij të ri. /Zëri/