Ja kur dalin biletat Superkupës së Evropës që luhet në Shkup dhe sa kushtojnë ato!

Sport March 22, 2017 - 14:32

Nga mesi i muajit qershor do të filloj shitja e biletave për spektaklin më të madh në Shkup, “UEFA Superkup”, që do të luhet me 8 gusht në “Telekom Arena”.

Ajo që është me rëndësi se cmimi i biletave do të lejohet edhe për publikun në Maqedoni dhe se ato do të sillen prej 15 deri në 38 euro.

Biletat për këtë spektakël do të mund të blihen online përmes faqes zyrtare të UEFA-s. Sipas rregullores 10 për qind e kapacitetit të “Telekom Arena” (33.400 ulëse) do të zvogëlohet për arsye të sigurimit të lozhës VIP dhe vendeve të parapara për media.

Për publikun në Maqedoni që dëshiron ta ndjekë atë ndeshje mes fituesit të Ligës së kampionëve dhe fituesit të Ligës së Europës do të jenë në dispozicion rreth 20.000 bileta.

Për momentin punët rreth rinovimit në stadiumin e Shkupit janë në vlugun më të madh dhe deri tani kanë kaluar 80 inspeksione të ndryshme të UEFA-s.

 Sipas disa paralajmërimeve të gjitha punët duhet të kryhen brenda një muaji. /lajm