EURO 2019: Kosova U21 u nis për Dublin

Sport March 22, 2017 - 14:43

Ekspedita e Përfaqësueses U21, është nisur sot në orët e hershme të mëngjesit drejt Dublinit, ku të shtunën do ta zhvillojë ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2019 kundër Irlandës, njofton Federata e Futbollit të Kosovës.

Ekspeditës së Përfaqësueses U21 po i prijnë anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, Xhelal Broja dhe Bakir Burri, derisa përzgjedhësi Rafet Prekazi me ndihmësit Erdogan Celina dhe Naser Prapashtica, ka në dispozicion 21 futbollistë.