Peja me kapital të vogël në Kumanovë

Sport March 22, 2017 - 20:59

Peja ka shënuar fitore me rezultat të ngushtë 83:79 ndaj Kumanovës, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës Ballkanike, e cila u zhvillua në palestrën “Karagaçi”, shkruan zeri.info.

Me epërsi prej vetëm katër pikësh pejanët do të udhëtojnë pas një jave në Maqedoni, por që do ta kenë shumë vështirë të kualifikohen në finale. Robert Abramoviq me 22 pikë ishte më efikasi te Peja, ndërsa pikë dyshifrore realizuan edh Miljaniq (15) dhe Veseli 14.

Yonel Brown i mysafirëve me 33 pikë ishte bindshëm basketbollisti më i mirë i ndeshjes. 3.42 minuta para fundit të ndeshjes Peja pati epërsi prej 12 pikësh (76:64), madje pati mundësi ta shtojë edhe më tepër, që do të ishte solide para ndeshjes së kthimit, por disa gabime radhazi u mundësuan mysafirëve të afrohen në vetëm katër pikë./Zëri/