Kosovë – Islandë, formacionet zyrtare (FOTO)

Sport March 24, 2017 - 19:41

Kombëtarja e Kosovës zhvillon ndeshjen e pestë kualifikuese për Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’.

Skuadra e drejtuar nga Albert Bunjaki, në stadiumin ‘Loro Boriçi’ në Shkodër, përballet me Islandën, kombëtare kjo që bëri sensacion në Kampionatin Evropian të mbajtur në Francë.

Për ndeshjen me Islandën, Kosova është “pasuruar” edhe me tre lojtarë, Besart Berishën, Atdhe Nuhiun dhe Donis Avdijajn.

Me këto prurje të reja, Kosova do të kërkojë të shkruajë historinë, duke arritur fitoren e parë.

Formacionet zyrtare:

 

Image