Shqipëria dorëzohet përballë Italisë (VIDEO)

Sport March 24, 2017 - 20:57

- Ka përfunduar ndeshja në Palermo. Shqipëria ka pësuar humbje me rezultat 0:2, duke i zvogëluar edhe më tepër gjasat për kualifikim në Botërorin e vitit të ardhshëm. Golat për Italinë i shënuan Daniele De Rossi (12') nga penalltia dhe Ciro Immobile në minutën e 70-të.Pas kësaj fitoreje Italia ngjitet në kuotën e 13 pikëve, aq sa i ka edhe Spanja, derisa Shqipëria mbetet me gjashtë pikë dhe renditet në pozitëne katërt në Grupin G.

- Italia e shënon edhe golin e dytë, me autor Ciro Immobilen, i cili shënoi me kokë. Ishte minuta e 70-të, 2:0.

- Candreva gjuan nga afërsia (64'), Strakosha i sigurt.

- Futbollistët rikthehen në fushë, rifillon loja.

- Ndërpritet ndeshja në Palermo, pasi një grup i tifozëve shqiptarë ka hedhur shumë fishekzjarre dhe tymi e ka mbukuar fushën.

- Fillon pjesa e dytë. Shqipëria shpreson të gjejë golin e barazimit. Nuk ka ndryshime në përbërjet e skuadrave.

- Mbyllet pjesa e parë me epërsinë 1:0 të italianëve. De Rossi shënoi nga penalltia (12'). Edhe pse Shqipëria dy-tri herë rrezikoi portën e Buffonit, nuk ia doli të barazojë.

- Roshi u gjend në pozitë të mirë, por gjuajti mbi portë.

- Andrea Belotti gjuan furishëm, Strakosha intervenon sigurt dhe e dëbon topin në korne.

- Vazhdon të jetë 1:0 për Italinë, kuqezinjtë po përpiqen të barazojnë duke tentuar dy herë me anë të Odhise Roshit.

- 1:0 për Italinë, Daniele De Rossi shënon nga penalltia.

- Shqipëria rrezikon seriozisht me anë të Cikalleshit.

- Ndeshja sapo ka filluar.

- Janë intonuar himnet e dy kombëtareve, pritet fillimi i ndeshjes.

Gjithçka gati për fillimin e ndeshjes, skuadrat kanë dalë në fushë. Italia kërkon fitoren, ndërsa kuqezinjtë janë shprehur se do të ishin të kënaqur edhe me një pikë.