Edhe një humbje për kampionin

Sport March 26, 2017 - 13:40

Cleveland ka pësuar humbje nga Washingtoni me rezultat 115:127 dhe tani e rrezikon pozitën e parë në Konferencën Lindore, shkruan zeri.info.

Kryeqytetasit u udhëhoqën nga John Wall, i cili pati paraqitje fantastike me 37 pikë, 11 asistime e 4 kërcime, ndërsa me lojë të mirë u dallua edhe Bradley Beal me 27 pikë.

Në anën tjetër më i miri te Clevelandi ishte  LeBron James me 24 pikë, 8 asistime e 11 kërcime, ndërsa Kyrie Irving u ndal në 23 pikë. San Antonio e ka shënuar fitoren e katërt me radhë, këtë herë ndaj New Yorkut me shifrat 106:98.

Më i merituari për fitore ishte i përhershmi, Kawhi Leonard i cili kontribuoi me 29 pikë, 5 kërcime e 5 asistime. Rezultatet: Portland - Minnesota 112:100, San Antonio – New York 106:98, Cleveland - Washington 115:127, Dallas - Toronto 86:94, LA Clippers - Utah 108:95./Zëri/