Vettel festoi në Melburn

Sport March 26, 2017 - 14:02

Sebastian Vettel është fitues i garës së parë të kampionatit të sivjetmë në Formula 1, e cila u zhvillua në Melburn të Australisë, njofton zeri.info.

Kampioni i katërfishtë botëror e ka rikthyer në fron Ferrarin, duke i lënë prapa pilotët e Mercedesit, Lewis Hamilton e Valteri Bottas, ndërsa piloti tjetër i Ferrarit, Kimi Raikkonen në cak arriti i katërti.

Vettel deri te fitorja arriti me kohën prej 1 orë, 24 minuta e 11,67 sekonda, duke lënë prapa përcjellësin më të afërt për 9.9 sekonda. Kjo ishte fitorja e 43 e tij në karrierë, e cila u arrit edhe falë gabimit të skuadrës Mercedes me rastin e “pit-stopit” të parë të Hamiltonit.

Pas garës, gjermani është shprehur i kënaqur me nismën e kampionatit, ndërsa ka theksuar se këtë herë pati edhe fat. Gara e radhës në Formula 1 do të jetë pas dy javësh, e vlefshme për Çmimin e Madh të Kinës./Zëri/