Fitoret do të vijnë

Sport March 26, 2017 - 14:01

Humbja nga Islanda është e katërta për përfaqësuesen e Kosovës në këtë kampanjë kualifikuese për Botërorin “Rusia 2018”.

Reprezentacioni kosovar, përpos një barazimi me Finlandën, ende nuk ka shijuar fitore, ndërsa ka regjistruar golaverazh prej 14 golave të pësuar dhe vetëm dy të shënuar. Përkundër kësaj, kapiteni Samir Ujkani u ka bërë thirrje tifozëve për durim, raporton "Zëri". 

Portieri me eksperiencë ndërkombëtare siguron se shumë shpejt do të fillojnë t’i vijnë edhe fitoret skuadrës “Dardane”.

“‘Humbja të bën më të fortë!’ Ne jemi duke kërkuar fitoren lojë pas loje. Po rritemi, pa u vënë re, si fëmijët që befas një ditë i sheh sa të mëdhenj janë bërë. Do të vijë shpejtë koha të nxjerrim jashtë atë që kemi brenda në shpirt”, ka theksuar Ujkani.

“Në humbje a në fitore, unë jam krenar me shokët e mi. Ne jemi drejt një rruge më të bashkuar se kurrë, për një qëllim të vetëm: të rritemi dhe të ju bëjmë krenarë”, ka potencuar Ujkani. /Zëri/