Kroos mezi e pret ndeshjen me Bayernin

Sport March 26, 2017 - 15:08

Mesfushori i Real Madridit dhe kombëtares gjermane, Toni Kroos, ka thënë se është duke e pritur me padurim ndeshjen e parë me ish-skuadrën e tij, Bayern Munich, në kuadër të çerekfinales në Ligën e Kampionëve, shkruan zeri.info.

Gjermani është shprehur i vetëdijshëm se bavarezët janë në formë mjaft të mirë, por kjo nuk e frikëson aspak. “Nuk i frikësohem Bayern Munichut. Ne synojmë ta fitojmë Ligën e Kampionëve dhe për ta arritur këtë synim duhet të mposhtim të gjitha skuadrat e mëdha, siç janë Bayerni dhe Barcelona. Futbolli është interesant për shkak të përballjeve të tilla dhe unë gjithmonë kam pëlqyer sfida të kësaj natyre”, ka deklaruar mesfushori gjerman.

Ndeshja e parë ndërmjet Realit e Bayernit do të zhvillohet më 12 prill në “Allianz Arena” të Munihut./Zëri/