Juventus mposhtet dhe kalon në finale të Kupës

Sport April 05, 2017 - 22:52

Napoli ka fituar ndeshjen e dytë gjysmëfinale ndaj Juventusit 3:2, por është eliminuar për shkak se në ndeshjen e parë kishte humbur 3:1

Napoli ka mposhtur Juventusin me rezultat 3:2 në ndeshjen kthyese të Kupës së Italisë, por është eliminuar me rezultat të përgjithshëm 5:4.

Golat për Napolin në këtë ndeshje i shënuan Hamsik, Mertens dhe Insigne, ndërsa për Juventusin të dy golat i shënoi Gonzalo Higuain.

Juventusin në finale e pret Lazio, që mbrëmë eliminoi Romën.