Arsenal fiton bindshëm ndaj West Ham

Sport April 05, 2017 - 22:52

Arsenal ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj West Hamit me rezultat 3:0

Skuadra e Arsene Wengerit u është kthyer fitoreve në Premierligë, pasi në Emirates ka deklasuar West Hamin 3:0.

Golat për Arsenalin në këtë takim i shënuan Mesut Ozil, Theo Walcott dhe Oliver Giroud.

Pas kësaj fitoreje Arsenal mbetet në vendin e pestë me 54 pikë, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Express/