Dortmundi humb përballjen e parë ndaj Monacos

Sport April 12, 2017 - 20:46

Monaco ka mposhtur në udhëtim Borussia Dortmund me rezultat 2:3, për të bërë një hap të madh drejt gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve

Skuadra franceze, Monaco ka fituar çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve ndaj Borussia Dortmundit me rezultat 2:3.

Në fitoren e Monacos shkëlqeu sulmuesi i ri francez, Kylian Mbappe me dy gola, ndërsa një tjetër e shënoi Bender (autogol).

Në anën tjetër golat për Dortmundin i shënuan Dembele dhe Kagawa.

Kujtojmë se pas një jave këto dy skuadra do të luajnë në ndeshjen e kthimit, e cila do të zhvillohet në Monaco. /Express/