Publikohet fotoja e vajzës që zbulon disa detaje rreth përdhunimit që i bëri Ronaldo (Foto)

Sport April 17, 2017 - 21:45

Ditë më parë është raportuar se Cristiano Ronaldo ka përdhunuar një femër para disa vjetëve në SHBA.

Madje, ajo kishte ngritur një padi por të cilën e kishte tërhequr pasi kishte pranuar të hesht për shumën prej 375 mijë eurove.

Vajza që pohon se është përdhunuar prej portugezit ka folur dhe ka zbardhur disa detaje rreth rastit që supozohet të ketë ndodhur në Las Vegas.

“Mu hodh nga pas. Kurrë më herët nuk u frikësova si në atë moment. Ai kishte me disa rruza të bardha rreth qafës gjersa unë ulërija dhe kërkoja që të ndalej”, ishin fjalët e vajzës.

Në dëshmi thuhet që Ronaldo dhe vajza u takuan në Las Vegas ku lojtari më i mirë në botë e ftoi atë dhe një shoqe të saj në dhomën e hotelit. /Telegrafi/

Image