Tragjedi në futboll: Vdes tifozi, e hodhën nga tribunat (Video)

Sport April 17, 2017 - 23:08

Futbolli në Amerikën Latine është i mësuar me tragjeditë dhe pas vrasjes së mesfushorit të kombëtares panameze, Amilhar Henrikez në një atentat me armë, vjen një tjetër ngjarje këtë herë brenda në stadium.

Gjatë ndeshjes Belgrano-Talleres e vlefshme për ligën e parë argjentinase, disa ultras të skuadrës vendase hodhën 22 vjeçarin Emanuel Balbo nga një tribunë e stadiumit Mario Kempes, duke menduar se ishte tifoz kundërshtar. 

I riu fatkeq bëri një fluturim prej 10 metrash që rezultoi fatal për jetën e tij dhe pavarësisht se u dërgua në spital me urgjencë, nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të rënda në kokë. 

Dinamika e incidentit të pabesueshëm në derbin e zonës së Kordobas u pasurua edhe më shumë në orët që pasuan tragjedinë, shkruan TCH.

Babai i viktimës i tha policisë se tifozi kishte njohur në stadium, vrasësin e vëllait të tij që humbi jetën në një aksident në 2012 me procesin që vazhdon dhe sot.

Në këtë pikë, autori për të evituar dëshminë, ndikoi te turma për të cilësuar tifozin si kundërshtar duke e hedhur nga tribuna. policia argjentinase ka arrestuar 4 persona.