Atletico Madrid në gjysmëfinale

Sport April 18, 2017 - 22:38
Atletico Madrid është skuadra e parë që është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Skuadra spanjolle barazoi 1:1 në udhëtim te kampioni anglez Leicester, por falë fitores 1:0 në ndeshjen e parë arriti të kualifikohet. Spanjollët të parët kaluan në epërsi me golin e shënuar nga Saul Niguez në minutën e 26-të, ndërsa Jamie Vardy barazoi në 1:1 në minutën e 61-të, që ishte edhe rezultati përfundimtar./Zëri/