‘Hat – trick’ i Ronaldos, Reali në gjysmëfinale

Sport April 18, 2017 - 23:18

Cristiano Ronaldo ka realizuar ‘hat-trick’ në ndeshjen e sotme kundër Bayern Munichut. Portugezi ka shënuar në minutat 76, 105 e 110. Një gol e ka shënuar edhe Marco AAsensio (112’).

Reali ka shënuar fitore me rezultat 4:2, ndërsa ndeshjen e parë e pati fituar me shifrat 2:1. Për bavarezët sonte shënuan Robert Lewandowski (53’) nga penalltia dhe Sergio Ramos (78’-autogol).

Edhe sonte kampioni gjerman ndeshjen e përfundoi me një futbollist më pak, pasi në minutën e 84-t, Arturo Vidal u ndëshkua me karton të kuq. Pa dyshim që Cristiano Ronaldo ishte më i merituari për kualifikimin e Realit, duke marrë parasysh se shënoi pesë gola, përfshirë të dyja ndeshjet./Zëri/