LIGA E KAMPIONËVE: Shënohet edhe goli i dytë

Sport April 19, 2017 - 21:11

Monaco e ka gjetur edhe golin e dytë ndaj Borussia Dortmundit, në ndeshjen kthyese çerekfinale të Ligës së Kampionëve, shkruan zeri.info.

Radamel Falcao ka shënuar në minutën e 17-të, duke e dërguar ekipin francez më afër gjysmëfinales së Championsit, derisa golin e parë e kishte shënuar Kylian Mbappe Lottin në minutën e tretë.

Monaco po udhëheq me rezultat të përgjithshëm 5:2 ndaj Dortmundit. /Zëri/