Kryeministri Mustafa: Medaljet e Majlindës dhe Norës e rikthyen Kosovën në majat e sportit evropian

Sport April 20, 2017 - 20:36

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa i ka uruar Majlinda Kelmendin dhe Nora Gjakovën për medaljet e fituara në Kampionëtin Evropian të xhudos, i cili po mbahet në Poloni, shkruan zeri.info.

Ky është postimi i tij në “Facebook”:

“Mbretëresha e xhudos, Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova i sollën vendit edhe dy trofe. Medalja e Artë e Majlindës dhe Medalja e Bronztë e fituar nga Nora në Kampionatin Evropian në Poloni e rikthyen Kosovën në majat e sportit evropian.

Qeveria e Kosovës tashmë i ka siguruar buxhetin dhe projektin për ndërtimin e Palestrës Nacionale të Xhudos në Pejë, e cila do të fillojë të ndërtohet gjatë këtij viti, ku do të stërviten kampionet tona aktuale si dhe brezat e rinj të xhudistëve të Kosovës.

Ju lumtë Majlindë, Norë, trajnerë dhe i gjithë ekipi ynë në Poloni!”, ka shkruar Mustafa. /Zëri/

ImageImage