Wenger jep lajmin e madh për Sanchez

Sport April 24, 2017 - 22:53

Alexis Sanchez nuk do të largohet nga Arsenal në fund të këtij edicioni

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka njoftuar se Alexis Sanchez nuk është në shitje dhe do të qëndrojë edhe edicionin e ardhshëm në Emirates.

Ai madje shpreson se shumë shpejtë do të arrihet marrëveshja për kontratën e re.

“Sanchez kurrë nuk dorëzohet. Ai do të jetë me ne edhe edicionin e ardhshëm sepse ka kontratë dhe shpresoj se do të arrijmë t’ia vazhdojmë atë.

Kujtojmë se Sanchez po kërkohet nga Juventus, United, Chelsea, City, PSG dhe Bayern Munich. /Express/