Reali në finale

Sport May 10, 2017 - 22:37

Real Madridi është kualifikuar për në finale të Ligës së Kampionëve, në të cilën do të takohet me Juventusin, shkruan zeri.info. “Mbretërit” në gjysmëfinale e eliminuan rivalin lokal, Atletico Madridin, me rezultatin e përgjithshëm 4:2, pas dy ndeshjeve.

Në ndeshjen e kthimit Atletico fitoi me rezultat 2:1, por që nuk i mjaftoi për kualifikim, pas humbjes 0:3 në “Santiago Bernabeu”. Fillimi i ndeshjes ishte shumë premtues për skuadrën e trajnerit Diego Simeone, pasi për vetëm 16 minuta krijoi epërsi prej 2:0.

Së pari, Saul Niguez e zhbllokoi rezultatin në minutën e 12-të, ndërsa vetëm katër minuta më vonë (16’) shënoi për 2:0, rezultat që dukej se të ndikonte që ndeshja të ketë rrjedhë edhe më interesante.

Mirëpo, tre minuta para përfundimit të pjesës së parë (42’) shënoi për Realin, duke ia zvogëluar në masë të madhe Atleticos shpresat për përmbysjen e madhe. Rezultati i pjesës së parë doli të ishte edhe përfundimtar dhe në këtë mënyrë Reali iu bashkua Juventusit për finalen e 3 qershorit./Zëri/