Mkhitaryan: Të gjithë më thoshin se do shënoja në finale

Sport May 24, 2017 - 23:17

I lumtur me golin dhe fitoren e Manchester Unitedit ndaj Ajaxit në finale të Europa League ishte Henrik Mkhitaryan, raporton zeri.info.

“Falënderoj të gjitha bashkëlojtarët, sepse pa ta nuk do të mund të shënoja aq shumë gola. Çdokush thoshte se do të shënoja në finale dhe e bëra këtë falë shokëve. Tash, sezonin e ardhshëm mund të luajmë në Ligën e Kampionëve”, u shpreh ish-futbollisti i Borussia Dortmundit. /Zëri/