Sneijder në MLS, i bashkohet mesfushorit shqiptar

Sport June 21, 2017 - 22:24

Wesley Sneijderi mund të largohet nga Evropa për të kaluar në kampionatin amerikan, MLS

Mesfushori holandez, Wesley Sneijder mund të jetë lojtarë i ardhshëm i madh evropian që kalon në MLS.

Sipas asaj që publikohet në median turke, Galatasaray po kërkon të shesë mesfushorin holandez, i cili ka si prioritet gjetjen e një skuadre në Evropë për të vijuar karrierën e tij.

Nëse ky plan nuk realizohet, atëherë për Sneijder pritet të hapen dyert e Montreal Impact.

Kontrata e Sneijder me Galatasarayn skadon verën e vitit 2018, e tashmë klubit kanadez i duhet të nisë bisedimet me drejtuesit e Galatasaray për të siguruar shërbimet e Sneijder, që më parë ka luajtur edhe për klube të tilla si Ajax, Real Madrid dhe Inter.

Në rast se konkretizohet ky transferim, atëherë Sneijder do të luante në një skuadër me mesfushorin shqiptar, Blerim Xhemaili me të cilin kishte luajtur edhe në Galatasaray. /Express