Man United nis bisedimet me Real Madridin për yllin e skuadrës (Foto)

Sport June 23, 2017 - 22:22

Manchester Unitedi ka nisur bisedimet me Real Madridin për Alvaro Moratan.

Ditë më parë, numri një i klubit spanjoll, Florentino Perez, bëri të ditur se në drejtim të tyre nuk ka ardhur asnjë ofertë, qoftë për Alvaro Moratan, James Rodriguez apo edhe për Cristiano Ronaldon, që është në qendër të vëmendjes, pas thashethemeve se dëshiron të largohet nga “Bernabeu”.

Por, tani duket krejtësisht e kundërta. Sipas Marcas, tashmë klubet kanë nis bisedimet për Moratan, i cili sezonin e ardhshëm do të luajë në “Old Trafford”.

Morata e përfundoi sezonin si golashënuesi i dytë më i mirë, pas Cristiano Ronaldos, por Zinedine Zidane preferon Benzeman para spanjollit. /Express/

Image