ZYRTARE: Shkëndija prezanton Ilir Avdylin (FOTO)

Sport June 26, 2017 - 23:11

Shkëndija ka zyrtarizuar angazhimin e portierit kosovar, Ilir Avdyli.

27-vjeçari vjen për të rritur konkurencën në portë, ndërsa është regjistruar me kohë për ndeshjen në eliminatoret e Liga Evropës.

Ilir Avdyli zyrtarisht është portier i ri i Shkëndijës.

Pas kompletimit të dokumentacionit të nevojshëm, gardiani kosovar ka hedhur firmën e tij në marrëveshjen me “kuqezinjtë”, ku vjen për të rritur konkurencën mes shtyllave.

Ai është shprehur i kënaqur që bëhet pjesë e Shkëndijës, duke premtuar se do të japë më të mirën në shërbim të klubit, thuhet në njoftimin e Shkëndijës.

“Së pari kisha falemenderuar stafin teknik që pati besim dhe më ofroi te njëri prej klubet më të mëdha shqiptar. Unë premtoj maksimumin. Shkëndija është ekip mjaft i fortë dhe do të jap më të mirën për arritjen e objektivave të kësaj sezone“, u shpreh Avdyli pas prezantimit si portier i ri i Shkëndijës.

27 vjeçari vjen nga rradhët e Llapit të Kosovës, në të kaluarën ka qenë pjesë e Ferizajit, Drenicës dhe KEK-ut në Kosovë, ndërsa një sezon ka qenë pjesë e Tiranës në Shqipëri.

Image

Image