Kili eliminon Portugalinë e Ronaldos, kalon në finale (Video)

Sport June 28, 2017 - 22:42

Kili ka eliminuar Portugalinë pas penalltive për të kaluar në finale të Kupës së Konfederatave, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan pa gola 0:0
Kili është skuadra e parë që kalon në finale të Kupës së Konfederatave dhe atë falë penalltive, ku ishin më të suksesshëm se portugezët 3:0

Gjatë kohës së rregullt të dy skuadrat kishin shanset e tyre për të shënuar golin e fitores, por mungoi fati në fund, sidomos Kilit, që dy herë radhazi goditi shtyllën pingule në kohën shtesë.

Në penallti kilianët ishin shumë më të mirë, duke shënuar 3 gola, për dallim nga Portugalia që nuk shënoi asnjë gol.

Kili në finale do të pres Gjermaninë ose Meksikën, që nesër luajnë në gjysmëfinalen e dytë. /Express/