‘Plisat’ shpalosin flamurin kombëtar në stadiumin e Norrkopingut

Sport June 29, 2017 - 21:43

Tifozët prishtinas, “Plisat” e kanë shpalosur në tribunat e stadiumit të Norrkopingut flamurin kombëtar shqiptar, shkruan zeri.info.

Disa tifozë e kanë marrë rrugën nga Kosova për në Suedi, e disa të tjerë u janë bashkëngjitur atyre nga vendet skandinave, për t’u rreshtuar prapa portës, duke krijuar atmosferë të mirë, përkundër faktit se ekipi i tyre i zemrës, FC Prishtina, po humbë me rezultat të thellë. /Zëri/