Gjermania në finale të Kupës së Konfederatave

Sport June 29, 2017 - 21:45

Gjermania ka shënuar fitore me rezultatin 4-1 në ndeshjen gjysëmfinale të Kupës së Konfederatave ndaj Meksikës, transmeton zeri.info

Goli i parë në ndeshje u realizua në minutën e 6-të nga Leon Goretzka, futbollist i cili shënoi edhe dy minuta më vonë për rezultatin 2-0.

Goli i tretë në këtë ndeshje për gjermanët u shënua në minutën e 59-të nga Timo Werner.

Kurse goli i vetëm i Meksikës në këtë ndeshje u realizua nga Marco Fabian në minutën e 89-të.

Për rezultatin final 4-1 u përkujdes Amin Younes në minutën e 91-të.

Finalja e Kupës së Konfederatave mes Gjermanisë dhe Kilit luhen të dielën në orën 20:00./Zëri