Skënderbeu e nis me fitore në Europa League

Sport June 29, 2017 - 21:55

Skënderbeu e ka mposhtur 1:0 skuadrën e Sant Julia në ndeshjen e parë të Europa League.

Skënderbeu është rrugës së mirë që të kalojë rrethin e parë kualifikues në Europa League, shkruan Gazeta Express.

Skuadra shqiptare ka marrë fitore minimale në shtëpi, duke e mposhtur 1:0 skuadrën nga Andorra, Sant Julian.

Golin e vetëm dhe të fitores e shënoi Liridon Latifi në minutën e 69’të. Ky është një hap i madh për Skënderbeun, që nuk pranoi gol në shtëpi. /Express/