Ja cili lojtar i prishtinasve i ra në sy trajnerit të Norrkopingut

Sport June 29, 2017 - 22:45

Trajneri i Norrkopingut, Jens Gustafsson e ka përgëzuar FC Prishtinën për paraqitjen e parë dhe historike në garat evropiane, përkundër humbjes së thellë që ia shkaktoi ekipi i tij, shkruan zeri.info.

Dhe, i pyetur nga gazetari i “Zërit” se cilin prej lojtarëve të prishtinasve do ta veçonte, , ai e ka përmendur numrin 25, respektivisht sulmuesin Abdul Basit Khalid, si lojtar që i ra në sy pasi ishte shumë i fuqishëm dhe mjaft i mirë, ndërkohë që u shpreh se e befasuan edhe disa lojtarë të tjerë të prishtinasve me aksione, që e vunë Norrkopingun në vështirësi. /Zëri/