‘Ballistët’, koreografi madhështore për skuadrat shqiptare në Evropë

Sport June 30, 2017 - 00:02

Tifozët e Shkëndijës së Tetovës, “Ballistët”, e kanë shpalosur një koreografi mbresëlënëse dhe madhështore në ndeshjen e sontme ndaj FC Dacias, të cilën skuadra tetovare e mposhti me rezultat të thellë, 3:0, në ndeshjen e parë të rrethit të parë kualifikues të Europa Leagues.

Tifozët tetovarë i kanë përfshirë në koreografinë e tyre shtatë skuadrat shqiptare që do të marrin pjesë në garat evropiane këtë edicion, duke ia bërë me dije Evropës se shqiptarët po vijnë... /Zëri/