Nuk ndalet Milani, të hënën zyrtarizon një tjetër lojtar (Foto)

Sport June 30, 2017 - 22:06

Hakan Calhanoglu të hënën pritet të zyrtarizohet te Milani.

Sipas asaj që raporton Sky Sport Italia, Milani më në fund do të kompletojë transferimin e mesfushorit të Bayer Leverkusen, Hakan Calhanoglu, transmeton Gazeta Express.

Sipas Sky Sport Italia, Calhanoglu do të zyrtarizohet të hënën si lojtar i Milanit, që do t’i kushtojë klubit italian 24 milionë euro, duke përfshirë këtu edhe bonuset.

Sky Sport raporton se lojtari do të udhëtojë në Itali të dielën teksa të hënën do t’i kryejë testet mjekësore para se të zyrtarizohet te shatë herë kampionët e Evropës.

23 vjeçari ka kontribuar me shtatë gola dhe shtatë asistime në 22 ndeshje për Bayer Leverkusen.

Ky do të jetë transferimi i gjashtë për Milanin këtë verë, pas Mateo Musacchio, Franck Kessie, Andre Silva, Ricardo Rodriguez dhe së fundmi Fabio Borini.

Image