Trajneri i Vikingurit: E kemi planin për ta ndalur 89-shin

Sport July 03, 2017 - 20:11

Mysafirët nga Ishujt Faro dukeshin optimistë se mund ta kalojnë rrethin e parë kualifikues të Championsit, duke e eliminuar nesër Trepçën '89 pas ndeshjes së kthimit të rrethit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, shkruan zeri.info.

“Ne e kemi planin për ta ndalur kundërshtarin dhe këtë do ta shihni nesër (të martën). Është mirë për ne që kanë rënë temperaturat, kjo na konvenon. Kjo lojë do të jetë edhe më e mirë dhe e nivelit edhe më të lartë sesa ndeshja e parë, e cila ishte mjaft e vështirë për ne sepse nuk e njihnim kundërshtarin. Është fantastike që stadiumi do të jetë i mbushur. Ne gjithmonë shikojmë përpara, duam të shkojmë sa më larg”, u shpreh trajneri Sámal Erik Hentze në konferencë për shtyp. /Zëri/