Donjeta siguron medaljen evropiane

Sport July 05, 2017 - 20:37

Kampionia evropiane dhe njëherësh nënkampionia botërore për të reja, Donjeta Sadiku, ka treguar edhe një herë se nuk është rastësisht kampione.

Ajo është kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian për të rinj pasi të mërkurën në çerekfinale e ka mposhtur francezen shtatlartë, Victoire Piteau.

Boksierja nga Gollaku e “bombardoi” francezen me goditje të njëpasnjëshme duke dominuar në të tria rundet, shkruan zeri.info.

Me këtë fitore, Sadiku e siguroi medaljen e bronztë dhe në gjysmëfinale do të boksojë me boksieren nga Hungaria, Nagu Angela.

Donjeta do të synojë të shkojë në finale dhe të shpallet prapë kampione evropiane për të reja, ndërsa ëndërr e saj mbetet medalja olimpike.

Ndërkohë, përfaqësuesja tjetër kosovare, Fjolla Qunaj humbi 2:1 nga norvegjezja Anabelle Bruun, edhe pse tregoi shpirt luftarak në të tre rundet. Federata e Boksit beson se Qunaj ka të ardhme të ndritshme në boks dhe e inkurajon atë. /Zëri/