Ronaldo i lumtur te Real Madridi

Sport July 17, 2017 - 12:10

Ish sulmuesi i Real Madridit, Fernando Morientes thotë se nuk e pret largimin e yllit portugez, Cristiano Ronaldo nga klubi mbretëror, transmeton zeri.info

Sipas Morientes, Ronaldo është shumë i lumtur te Real Madridi dhe klubi gjithashtu është i kënaqur me portugezin.

32-vjeçari ka qenë i lidhur me një largim nga Real Madridi kohëve të fundit dhe klube si Manchester United apo Paris-Saint Germain kishin shprehur interesimin e tyre për sulmuesin.

Morientes, i cili ka fituar tre Liga të Kampionëve dhe dy tituj të ligës spanjollë me klubin kryeqytetas nuk ka asnjë dyshim për të ardhmen e Ronaldos te kampionët evropianë.

“Nuk e kam dëgjuar Ronaldon duke thënë se do të largohet. Tashmë e di se si funksionojnë këto gjëra. Në çdo përfundim të edicionit ka shumë thashetheme për futbollistët e mëdhenjë dhe Ronaldo është njëri prej tyre.”, deklaroi Morientes.

Por, jam shumë i sigurtë se Cristiano është i lumtur të Real Madridi dhe Real Madridi është i lumtur me Cristianon.”, shtoi ai./Zëri