Roma ngrit ofertën për Mahrezin

Sport July 25, 2017 - 15:16

Roma ka ngritur ofertën e tyre për mesfushorin, Riyad Mahrez, por Leicesteri përsëri kërkon 56 milionë euro për futbollistin, transmeton zeri.info

Klubi romak është shumë i interesuar për algjerianin dhe thuhet se tashmë ka arritur marrëveshje me lojtarin.

Sipas “Daily Mail” Roma ka ofruar 34 milionë euro për reprezentuesin algjerian, por klubi anglez kërkon 56 milionë./Zëri