PSG, 40 milionë funte për Sanchezin

Sport July 25, 2017 - 16:21

Paris Saint-Germaini është i gatshëm të ofrojë 40 milionë funte për sulmuesin e Arsenalit, Alexis Sanchez, raporton “Sky Sport”.

Kiliani ka vetëm edhe një vit kontratë me Arsenalin dhe e ardhmja e tij ende mbetet e paqartë, transmeton zeri.info

Trajneri i klubit londinez, Arsene Wenger kishte deklaruar se Sanchez do të qëndrojë te Arsenali dhe nuk e ka ndërmendë ta shesë kilianin.

Por, klubi parizien është i gatshëm të testojë këtë qëndrim të Arsenalit dhe do të dërgojë një ofertë për Sanchezin në drejtim të klubit anglez./Zëri