Betis mposht Milanin

Sport August 09, 2017 - 22:52

Betis ka fituar miqësoren ndaj Milanit me rezultat 2:1

Skuadra e Milanit ka pësuar humbje në miqësoren ndaj Betisit, duke u mposhtur me rezultat të ngushtë 2:1.

Betis kaloi e para në epërsi në minutën e 66’, por Milan u përgjigj me golin nga penalltia të Andre Silvas në minutën e 75’.

Kur pritej që ndeshja të përfundonte baras, Sanabria shënoi nga pika e bardhë në minutën e 90’, për rezultatin përfundimtar 2:1. /Express/