Gol në fund, ja si mbyllet sfida drithëruese e Hasit

Sport August 16, 2017 - 22:57

Skuadra e Besnik Hasit, Olympiakos, e ka fituar ndeshjen e parë ndaj Rijekës.

Grekët i mundën kroatët në sfidën e parë të “play-off”-it të Ligës së Kampionëve.

Rezultati final ishte 2:1 në të mirë të ekipit të trajnerit gjakovar, që i bën ata lehtësisht favoritë për kalimin tutje, përcjellë “Lajmi.net”.

Më poshtë i keni rezultat finale të mbrëmjes:

Basaksehir-Sevilla 1:2

Celtic-Astana 5:0

Beer Sheva-Maribor 2:1

Napoli-Nice 2:0

Olympiakos-Rijeka 2:1