Reali, ma super se Barça

Sport August 17, 2017 - 00:54

Real Madridi është treguar ma super se Barcelona, të cilën e ka mposhtur edhe në ndeshjen e dytë brenda tri ditësh, duke e fituar Superkupën e Spanjës, shkruan zeri.info.

Los Blancos e kishin mposhtur gjigantin katalunas 3:1 në ndeshjen e parë midis Camp Nout, ndërsa skuadra e Zinedine Zidanet e konfirmoi dominimin ndaj rivalit të përhershëm duke e mposhtur edhe në Santiago Bernabeu sonte me rezultat 2:0, përkundër mungesës së Cristiano Ronaldos.

Marco Asensio edhe një herë ka dalë në skenë duke e shënuar golin e parë për madrilenët në minutën e katërt, kurse Karim Benzema e shtoi avantazhin e vendësve në minutën e 39-të, për t’ia siguruar Realit fitoren e përgjithshme 5:1. /Zëri/