Skënderbeu rrezikon gjobë nga UEFA, e pabesueshme arsyeja

Sport August 27, 2017 - 21:39

Mbrëmja e madhe në “Elbasan Arena” kur Skënderbeu arriti atë kualifikim historik në fazën e grupeve, duke kaluar katër ture, si askush ekip tjetër më parë në historinë e futbollit Shqiptar, nuk kaloi aq e qetë për korçarët. Për të “prishur” sadopak festën e Skënderbeut, mendoi UEFA nëpërmjet delegatit të takimit.

Nga fonia e stadiumit është bërë disa herë thirrje, në kundërshtim me rregulloren e UEFA-s. Sipas delegatit, brohoritjet dhe nxitja e mbështetjes së tifozëve, nuk duhej të bëhej. 

Disa herë ka pasur këshilla gjatë ndeshjes, në mënyrë që nga fonia të njoftohej vetëm për zëvendësimet, por gjithsesi spikerin e kanë kapur emocionet.

Gazeta mëson se në klub pritet të vijë një gjobë nga UEFA, që për të tilla raste nuk fal, duke ndëshkuar rregullisht skuadrat organizatore të takimeve. 

Gjithsesi, mësohet se nuk bëhet fjalë për ndonjë shumë të madhe në dëm të klubit, që pas suksesit këtë edicion do të arkë- tojë miliona euro nga UEFA. /albeu.com