Kuka: Çmimin që mori Majlinda është i rëndësishëm sikurse 'Topi i Artë'

Sport August 27, 2017 - 23:32

Majlinda Kelmendi ka fituar çmimin prestigjioz “Xhudistja më e mirë e sotme” (Best Female Judoka Today) nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos.

Trajneri i Kosovës në xhudo, Driton Kuka, para mbajtjes së kësaj ceremonie ka thënë se “çmimi që mori sot Majlinda Kelmendi është i rëndësishëm sikurse “Topi i Artë” në futboll”.