Real Madrid barazon rekordin e madh (FOTO)

Sport September 17, 2017 - 21:51

Real Madridi ka barazuar rekordin historik të Santosit, duke shënuar 73 ndeshje me radhë të paktën një gol.

Nga viti 1961 deri në 1963, Santosi i udhëhequr nga legjenda braziliane, Pele, kishte shënuar 73 ndeshje me radhë të paktën një gol në gjitha garat.

Ky rekord historik është barazuar tani nga Real Madridi, që ka shënuar deri më tani dy gola ndaj Real Sociedadit në “Anoeta”.

Reali mund ta thyejë këtë rekord të mërkurën, kur të takohet në “Santiago Bernabeu” me Real Betisin, për t'u bërë skuadra e parë në histori të futbollit që arrin diçka të tillë. /Gazeta Express/

Image