Sllovenia ‘bombardon’ Serbinë, shpallet kampione evropiane
Sport
September 17, 2017 - 22:32
Sllovenia e ka “bombarduar” Serbinë, të cilën e ka mposhtur në finale të Kampionatit Evropian të basketbollit me rezultat 93:85 (20:22, 36:25, 13:20 e 22:18), për t’u shpallur kampione e Evropës, shkruan zeri.info.
Sllovenët kanë qenë më të mirë se serbët, duke qenë në avantazh në pjesën më të madhe të lojës.
Epërsia më e madhe e sllovenëve ishte +12, ndërsa Goran Dragic ka qenë hero i tyre dhe i pandalshëm për serbët.
Në duelin për vendin e tretë, Spanja e ka mundur Rusinë me rezultat 93:85. /Zëri/