Dy lajme katastrofale për Romën para ndeshjes së mesjavës (FOTO)

Sport September 18, 2017 - 20:23

Roma i ka marrë dy lajme të këqija para ndeshjes së mesjavës.

Verdhekuqët takohen me ekipin e promovuar në Serie A, Benevento.

Sipas mediave italiane, Roma mund t’i ketë dy mungesa të mëdha në këtë takim, përcjellë “Lajmi.net”.

Bëhet fjalë për sulmuesin Patrik Schick, i cili është lënduar përsëri dhe për Radja Nainggolan, që është në dyshim të fortë.

Benevento-Roma zhvillohet të mërkurën me fillim prej orës 18:00. 

Image